Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Udhëtimet drejt Italisë, ja cilat vaksina do të pranojë vendi fqinj këtë verë

12:45 / May 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
italiaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia ka në plan të hapë kufijtë për turistët këtë verë, por një sërë udhëtarësh kanë nisur të shqetësohen se vaksina që kanë bërë kundër Covid-19 nuk do t’i lejojë të kalojnë ata përtej kufirit.

Italia ka premtuar të “mirëpresë botën” duke filluar me njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Qeveria italiane nuk ka caktuar ende një datë se kur turistët e vaksinuar mund të udhëtojnë lirshëm pa karantinë, megjithëse ministrat kanë lënë të kuptohet se nga mesi i majit do të hapen dyert për udhëtarët nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe ose Izraeli , dhe një javë më vonë ose në fillim të qershorit do të lejohen të hyjnë udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera jo-anëtarë të BE-së, si Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit.

Udhëtimi do të bëhet vetëm me pasaportën dixhitale që tregon nëse një udhëtar është vaksinuar plotësisht, ka testuar negativisht kohët e fundit ose nëse ka antitrupa pasi e ka kaluar Covid-19.

Italia ka nxjerrë “certikata verde” ose “pasaportën e gjelbër”, e cila po përdoret tanimë për udhëtimet e brendshme nga një rajon në tjetrin. Certikatat e përgatitura në Itali natyrisht tregojnë vaksinimin me një nga vaksinat që përdoren aktualisht në vendin fqinj: “Moderna”, “Pfizer-BioNTech”, “AstraZeneca” ose “Johnson & Johnson”.

Por, çfarë do të ndodhë për njerëzit që janë vaksinuar me dozat kineze ose ruse?

“Të 27 vendet anëtare do të pranojnë, pa kushte, të gjithë ata që vaksinohen me vaksina të aprovuara nga Agjencia Euiropiane e Barnave,” tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, në prill.

Italia konfirmoi në dekretin e saj të fundit se “certikatat e lëshuara në një vend të tretë që përfshijnë një vaksinim të njohur në Bashkimin Europian mund të përdoren për udhëtime brenda Italisë ashtu si çertikatat italiane.

Aktualisht Italia po shqyrton edhe njohjen e katër vaksinave të tjera: vaksinën kineze “Sinovac”, vaksinën gjermane “CureVac”, atë amerikane “Novavax” dhe vaksinën ruse “Sputnik”. Aktualisht ato nuk janë në përdorim të gjerë brenda BE-së. (Sputnik aktualisht është në përdorim në Hungari dhe San Marino, i cili pavarësisht se qëndron brenda kujve të Italisë nuk është as pjesë e Italisë dhe as e BE-së.) Kjo do të thotë se të gjithë shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze (me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv) ose atë ruse pritet të udhëtojnë lirisht drejt Italisë, pas më shumë se një viti.

Qeveria italiane pritet të japë detaje të mëtejshme në lidhje me planet e saj për të hapur kujtë në ditët në vijim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.