Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Princ Harry nxjerr prapaskenat e dhimbshme nga jeta e tij: Duhej të bëja të pamundurën që kjo të mos ndodhte

10:44 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 609e31b9a9cb9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princ Harry ka tronditur sërish pallatin mbretëror në Angli. Ndërkohë që ende vazhdon të komentohet intervista e bujshme që ai dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey, Princ Harri ka dhënë një tjetër intervistë për Dax Shepard, ku ka zbuluar detaje të tjera nga jeta e tij.

Madje Princi ka folur edhe për arsyen se pse vendosi që të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

640 0 609e31b958dda

Gjatë intervistës që po komentohet shumë, Harry e ka krahasuar jetën e tij brenda pallatit mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv.

Duka i Sussex tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

“Nëse unë kam përjetuar një formë dhimbjeje ose vuajtje, për shkak të dhimbjes apo vuajtjes që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë pasur, unë duhej të sigurohesha që ta thyeja këtë cikël, që mos të trashëgohej tek të tjerët. Ka një dhimbje gjenetike që kalohet brez pas brezi kështu që ne si prindër duhet bëjmë të pamundurën që ajo që më ka ndodhur mua të mos ndodhë tek të tjerët”, është shprehur Harry.

Ky i fundit ka pranuar se ka dashur të largohet nga familja që në fillim të të 20-tave të tij, për shkak të asaj që i ndodhi të ëmës. Ai ka treguar se nuk kishte planifikuar më herët për t’u zhvendosur në Amerikë, por e mori këtë vendim sepse dëshironte që të vendoste të parën familjen e shëndetin e tij mendor.

Më pas Harry ka shtuar se me jetën e re në Amerikë ndihet shumë më i lirë dhe se mund të bëjë gjëra që në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i kishte bërë kurrë.

“Tani mund të ngre kokën lart dhe ndihem shumë ndryshe, shpatullat më kanë rënë. Mund të shëtis më i lirë, mund të marr Archie-n mbrapa në biçikletën time, nuk do e kisha pasur kurrë shansin ta bëja këtë gjë”, është shprehur Princ Harry.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.