Të jesh personazh i njohur nuk është edhe aq e lehtë. Këtë e vërteton më së miri me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, këngëtarja Aurel Gacce.
Ajo rrëfen se në jetën e përditshme është një njeri i thjeshtë si të gjithë njerëzit e tjerë dhe shumë larg asaj që ne e shohim në ekranet televizive. Aurela tregon se si reagojnë njerëzit kur e shohin të veshur thjeshtë, pa make-up apo me qeset e pazarit në duar.
Sipas Aurelës, banorët e lagjes së saj prej dhjetë vitesh janë mësuar me të, por ka nga ata që vijnë nga vende të tjera për të pirë një kafe dhe bëjnë reagime nga më të ndryshmet kur nuk e shohin këngëtaren në të njëjtën gjendje që janë mësuar ta shohin në televizion.
“Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.
U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate…
Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh.
Aurela Gaçe zbulon si reagojnë njerëzit kur e shohin me pizhama
Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem:
‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’
‘E shkreta si është katandisur, artiste gjasme!’
Apo e treta e vërteta:
‘Lum burri që e ka!’

