Pas publikimit të Rai2 ku në një dokumentar thotë se me lekët e drogës në Shqipëri blihet pushteti ka reaguar edhe LSI përmes Petrit Vasilit.
Për Vasilin këto prova tregonin qartë se Rama bleu zgjedhjet në vitin 2017, kauzë me të cilën opozita ka nisur valën e protestave, dhe hoqi dorë nga mandatet në Kuvend, duke kërkuar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
“Pas dëshmive të televizionit shtetëror të televizionit Italian RAI2 i cili hedh dritë për vjedhjen e votave në vitin 2017. Narkoshteti dhe mrijuana bleu zgjedhjet e 2017b dhe do i blejë edhe të radhës, këtë konfirmon krimi i organizuar. I bëri Edi Ramës të paraqitej në popull pa program duke kërkuar vetëm timonin sepse timonin donin narkotrafikanët. Telekomandën e Edi Rmës e mbanë në dorë Krimi i organizuar. Ka një pyetje që e ngre dhe RAI për dosjen 339.
Pse kanë frikë të ecin përpara me këtë dosje? Çfarë shantazhesh personazhet e dosjes i bëjnë njëri tjetrit? Çfarë të vërtetash tronditse kanë për njëri tjetrin. RAI2 konfirmon që dosja mbahet e bllokuar. Sot i tërë populli shqiptarë së bashku me opozitën janë vendosur në një krah dhe në krahun tjetër ndodhet një Kryeministër mbështetur nga kriminelët. Sfidën e ka fituar dhe e fiton populli. Çdo sekond i kaluar do jetë shkatërrimtar për Ramë. Shqipëria është e jona dhe nuk e vjedh dot Rama me dosjen 339”, tha Vasili.
