Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vetingu boshatis 6 gjykatat e Apelit, Korça mbetet me vetëm 1 gjyqtar! Ikën 44 nga 78 magjistratë

16:46 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vettingu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veprimi i ligjit të Vetingut ka shënuar kulmin në vitin 2020, duke çuar në përgjysmimin e gjyqtarëve në gjashtë Gjykatat e Apelit në Shqipëri. Pas boshatisjes së Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese në vitet 2018-2019, të cilat kanë rinisur të funksionojnë në fund të vitit 2012, tashmë sfida e madhe e drejtësisë së re janë vakancat në gjykatat e apelit. Nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën e gjashtë gjykatave të apelit, deri në fund të vitit 2020 kanë ushtruar detyrën vetëm 41 gjyqtarë. 37 gjyqtarët të apelit janë shkarkuar nga komisionet e Vetingut kryesisht për pasuri të paligjshme ose kanë dhënë dorëheqjen nga frika e përpalljes me Vetingut.

Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për funksionimin e gjykatave. Por vakancat në apel janë thelluar më tej gjatë 4 muajve të parë të vitit 2021, pasi janë shkarkuar dhe kanë dhënë dorëheqjen edhe 7 gjyqtarë të tjerë, duke çuar numrin në 44, që do të thotë se nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën, sot ushtrojnë detyrën vetëm 34 gjyqtarë. Mungesa e gjyqtarëve ka shtuar numrin e dosjeve të pashqyrtuara në Apel. Më serioze situata paraqitet në Korçë, ku nga 6 gjyqtarë kanë mbetur vetëm 1, pasi në 18 mars është shkarkuar njëri nga dy gjyqtarët e fundit që kishin mbetur.

Gjatë vitit 2020, KLGJ-ja ka nisur procedura për të plotësimin e 20 vakancave, por procesi ka hasur në vështirësi. Së pari, për disa vende vakante në gjykatat e apelit në rrethe, nuk ka aplikuar askush, çka ka sjellë rihapjen e procedurave në mënyrë të përsëritur. Së dyti, kandidatët që kanë aplikuar nuk kanë përfunduar procesin e Vetingut. Në këto rrethana, Këshilli i Lartë Gjyqësor, për të evituar bllokimin total në disa gjykata të apelit në rrethe, ka caktuar 9 gjyqtarë në skemën e delegimit, për për gjykimin e çështjeve të veçanta./Shqiptarja.com

Korça vetingu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.