Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rrëfimi i 36-vjeçares: Kunati më ngacmonte seksualisht, donte të më kishte të tijën dhe m’u hodh në makinë

19:20 / May 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhuna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nënë 36-vjeçare me tre fëmijë përkatësisht 14 vjeç ,11 vjeç dhe 6 vjeç ka rrëfyer historinë e jetë së saj. Ajo është shprehur se edhe pse ka mbyllur procesin e divorcit kërcënohet nga ish-bashkëshorti i cili e përndjek. Gruaja thotë se ka frikë të dalë nga shtëpia.

Historia ka nisur vite më parë, dy të rinj u njohën me shkuesi në moshën 18 vjeç, gruaja u martua dhe jetoi në familjen e burrit.

Por gruaja thotë se bashkëshorti gjithmonë ka qenë i dhunshëm, ajo rrëfen se edhe pse ka marrë urdhra mbrojtje sërish ai ka vazhduar ta dhunojë. Denoncimet kane qenë të shumta por ajo thotë se policia asnjëherë s’i ka marrë parasysh.

Sipas saj vendimin për t’u divorcuar përfundimisht e ka marrë pasi filloi të ngacmohej seksualisht nga vëllai i burrit, gjë që nuk e toleronte dot sepse jetonin bashkë në një shtëpi dy katëshe.

Intervista:

Gruaja: Arsyeja pse unë jam ndarë nga bashkëshorti ka qenë kunati. Kunati abuzoi me mua, kam bërë denoncim dhe nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë. Filloi të më shprehte ndjenjat, jo të pëlqej, jo më mirë të të kem unë se dikush tjetër, kam bërë denoncim dhe ka ndenjur brenda 72 orë maksimumi dhe ka dalë. I them bashkëshortit dhe më thotë, po çfarë të bëjmë, e kam vëlla. Ka ndodhur në Korrik të këtij viti. Nuk e vuri ujin në zjarr dhe e lashë. Kunati është i martuar.

Mirela Miloril: Fole me bashkëshorten e tij?

Gruaja: Po fola, por thoshte që nuk kam se çfarë t’i bëj.

Gruaja tregon se të dy dhe ish-bashkëshorti dhe vëllai i tij e kanë në natyre këtë gjë dhe janë të lëvizshëm, madje të dy janë konsumues të alkoolit.

Mirela Milori: Foli vëllai me vëllanë?

Gruaja: U qëlluan, u bënë, vajta në polici, bëra kallëzim dhe nuk është se e mbajtën brenda.

Mirela Milori: Pra ti i the bashkëshortit tënd.

Gruaja: I thashë që më mori një ditë më çoi në punë dhe më tha më mirë të të kem unë se dikush tjetër dhe aty më hidhet sipër. Kam hapur derën e makinës, kam dalë, e ka marrë telefonin e ka thyer sepse i thashë që unë të kam bërë video, i kam të gjitha me fakte.

Më tha mua nuk më denoncon dot, nuk më bën dot asnjë gjë. Ma merr telefonin, ma thyen  dhe e mori ai vetëm për mos të shfaqur provat. Gjerat sa vinte dhe filluan të përkeqësoheshin, burri po pinte më shumë, filloi të më akuzonte për shumë gjëra. Duke qenë se kunati nuk arriti dot aty ku donte, filloi të fliste sipas interesit të tij, aty filluan konfliktet, grindjet sa u detyrova të iki dhe të jetoj tek prindërit e mi.

kunati Rrëfimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.