Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Krijon përgjigje të fortë imune”/ Një tjetër vaksinë anti-covid gati për të dalë në treg

09:12 / May 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60a3f2977c901
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së shpejti në treg do të vijë një tjetër vaksinë anti-covid, gjigandi farmaceutik francez Sanofi raportoi rezultate pozitive në provat e fazës së dytë të vaksinës anti-Covid që po prodhon aktualisht, duke rritur shpresat se Franca më në fund mund të zërë vendin e humbur në garën për të prodhuar një vaksinë.

Sanofi dhe partneri i tij britanik GSK thanë se vaksina e tyre arriti nivele të forta të përgjigjeve neutralizuese të antitrupave, në përputhje me ato të matura në njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 në provat klinike të fazës së dytë, shkruan Euractiv.

Rezultatet shënojnë një ”përmbysje” për Sanofi pasi rezultatet zhgënjyese nga provat fillestare vitin e kaluar la Francën pa një vaksinë të prodhuar nga ky shtet.

Provat e fundit u kryen midis 722 vullnetarëve të rritur. Ato treguan se pas një doze të dytë, vaksina prodhoi një “përgjigje të fortë imune” midis të rriturve të të gjitha grupeve të moshës, që varion midis 95 dhe 100 përqind. Vullnetarët që morën pjesë në studim ishin midis moshës 18 dhe 95 vjeç.

“Të dhënat tona të Fazës 2 konfirmojnë potencialin e kësaj vaksine për të luajtur një rol në adresimin e kësaj krize të vazhdueshme globale të shëndetit publik,” tha nënkryetari ekzekutiv dhe kreu global i Sanofi Pasteur, Thomas Triomphe.

Faza e tretë e studimit do të zhvillohet midis 35,000 të rriturve në fund të majit ose në fillim të qershorit dhe do të testojë efikasitetin e vaksinës kundër llojit të parë të gjetur në Ëuhan, Kinë në fund të vitit 2019 dhe variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.