Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka takuar mjekët e Spitalit Infektiv të cilët ishin të parët që u përballën me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur në një postim në rrjete sociale duke theksuar se:
“Me kënaqësi prita sot mjekë të Spitalit Infektiv për t’i vlerësuar për punën dhe sakrificën gjatë këtyre muajve të gjatë të pandemisë dhe për të diskutuar së bashku hapat që do të ndërmarrim, për Planin e Veprimit 2021-2023 për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe post-Covid19.
Ndamë së bashku mendimet se duhet vlerësuar me shumë kujdes situata dhe nuk duhet ulur vigjilenca në këtë luftë me armikun e padukshëm, e cila ende nuk ka përfunduar”, shkruan Manastirliu.