Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë firmosur disa ditë më parë marrëveshjen e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zëvendëson traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Faik Konica.
Me marrëveshjen e re përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët.
Zv.kryeministri Erion Braçe njofton se Kuvendi e miratoi sot këtë marrëveshje. Sipas tij, sot ka filluar një epokë e re për drejtësinë.
POSTIMI I BRAÇES
“TE KORRUPTUARIT,
TE EKSTRADUESHEM!
KUVENDI MIRATOI SOT
MARREVESHJEN E RE TE EKSTRADIMIT MES SHQIPERISE DHE SHBA.
Korrupsioni dhe krimet fiskale,
te korruptuarit dhe evazoret,
kthehen ne te ekstradueshem dhe
te gjykueshem ne te dy vendet!
ASKUSH NUK AMNISTOHET,
ASKUSH NUK SHPETON!
Pasuria e ardhur nga korrupsioni dhe evazioni, nuk gezohet!
Pas dites se djeshme,
nje tjeter dite e mire per te pastruar politiken, administraten, biznesin nga korrupsioni dhe paraja e paligjshme!”
