Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Suning shet aksionet tek Inter: Do të vazhdojmë të mbështesim klubin

21:00 / May 20, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zhang7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Telashet financiare të Interit duket se kanë gjetur zgjidhje. Suning ka gjetur një aksioner minorance dhe ka shitur një pjesë të aksioneve të klubit, duke garantuar pak frymëmarrje financiare për klubin i cili në muajt e fundit kishte vështirësi edhe të paguante rrogat.

Prej muajsh, Suning ka qenë në kërkim të një partneri për të ndarë shpenzimet gjithnjë e më në rritje të zikaltërit, apo edhe një blerës të mundshëm të klubit. Por më në fund është zgjedhur varianti i parë dhe sot është bërë e ditur se është gjetur një akord me fondin “Oaktree Capital”, i cili ka blerë 31% të aksioneve të klubit duke paguar shifrën 275 milionë euro.

Fondi amerikan do të derdhë shuma të konsiderueshme në arkat e zikaltërve, për të përmirësuar gjendjen financiare të tij aq sa pas arritjes së akordit, vetë Suning bëri të ditur se kjo marrëveshje do t’i mundësonte të vazhdonte të mbështeste financiarisht klubin. Fondi në fjalë është ndër më të njohurit në botë dhe menaxhon aktualisht pasuri prej rreth 122 miliardë euro në të gjithë botën, ndërsa është një nga kompanitë e kuotuara në bursën e Nju Jorkut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.