Ibsen Elezi bëhet zyrtarisht kandidati i katërt për kryetar në PD. Elezi ka dorëzuar sot formularin e kandidimit.
Ai ka deklaruar për mediat se vetëm nëse Basha dorëhiqet nga posti i kryetarit atëherë mund të ketë garë të barabartë brenda PD-së.
Po ashtu ai ka kërkuar që gjithë kandidatët e Partisë Demokratike të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.
