Kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ai ka futur kandidatë në garë.
Basha thotë se diçka e tillë ësthë e pavërtetë dhe janë thjesht thashetheme për të krijuar konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në garë.
ANËTARI I PD: Kryetar ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozocione në parti, është e vërtetë kjo?
BASHA: Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë.
