Skuadra matjane e futbollit do të përballet nesër në stadiumin “Arena” me skuadrën e Tomorit të Beratit.
Të dyja këto ekipe synojnë të ngjiten në Superiore nëse fitojnë në këtë duel dhe pastaj kalojnë ekipin e kësaj kategorie që do të renditet e fundit.
Tekniku i Burrelit Renato Hoti tha se skuadra është në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike.
“Tri ndeshjet e fundit kanë treguar se kemi një skuadër të fortë dhe pretendente për t’u ngjitur një kategori më lart. Skuadrës i mungon vetëm futbollisti Vecaj, i cili rezulton i dëmtuar. Arma kryesore e skuadrës do të jetë sulmi i vazhdueshëm dhe i shpejtë. Ne kemi sulmues me përvojë, që kanë treguar vlerat e tyre gjatë sezonit. Është shumë e rëndësishme që gjykimi të jetë fair-play, të kemi një ndeshje korrekte, duke shmangur gabimet e rënda të ndeshjeve të kaluara”, nënvizoi Hoti.