Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Do të ketë surpriza në garën për kryetar të PD? Anëtari i kryesisë bën parashikimin: Në këto katër vitet e ardhshme do të kemi një…

12:31 / May 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60ae15907aadf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, u shpreh se nuk beson se do të ketë surpriza në këto zgjedhje brenda partisë. Ai shton se çfarë i intereson më shumë është mënyra se si do të përballen me situatën e re. Gjithashtu Bozdo tregoi se pse nuk i sheh si të barabarta këto zgjedhje brenda PD-së.

“Ne duhet të shikojmë thellë të vetja për të bërë riparimet që të jemi gati për të garuar, e të jemi të gatshëm për të fituar në zgjedhjet e para që do të mbahen, si lokale apo vendore”, tha anëtari i kryesisë së PD-së për “Breaking”.

Ndërsa i pyetur a pati kandidatura surprizë, Bozdo zbuloi se ka pasur 10 aplikime, por që kryesia vendosi që të jenë vetëm 3 kandidatë.

“Është një garë dinjitoze dhe e shoh serioze nga të gjithë. Por pres platformën e tyre për mënyrën se si PD do të ridimensojë veten në një realitet të ri. Është hera e parë që një parti rri 12 vite në opozitë. Unë kam thënë me kohë se i pres të gjitha nga Edi Rama, i cili përdori çdo lloj instrumenti në zgjedhjet e fundit. Në këto katër vitet e ardhshme do të kemi një qeverisje më të keqe dhe më problematike”, tha Bozdo.

Ndërsa i pyetur në lidhje me eliminimin e Ibsen Elezit nga kandidatura për kryetar partie, ai u shpreh se nuk ndikuan aspak komentet negative të tij kundër Bashës.

“Nuk mendoj se kanë ndikuar komentet negative, pasi komente shqetësuese për të kanë ardhur nga Fatbardh Kadilli, i cili shpalli kandidaturën i pari, e më pas edhe nga Harxhi. Nuk është funksioni i PD-së të ruaj Bashën tani, pasi edhe ai është një kandidat. Numri katër është një numër i lartë për kandidat, do të preferoja 2 ose maksimalisht 3 emra. Gjykimi ka qenë thellësisht polik për të qenë në të mirë të PD-së”, tha anëtari i kryesisë së PD-së.

Më pas Bozdo tha se nuk i sheh të barabarta këto zgjedhje për kryetarin e PD-së, e kjo për shkak se Basha është kryetar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.