Zgjedhjet e mbajtura në 26 maj 1996 mbahen mend si zgjedhje të ku u dhunua nota e lirë e shqiptarëve. Pikërisht kjo ngjarje historike që u shoqërua me dhunë policore ndaj socialistëve është kujtuar sot nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.
Në një lidhje me emisionin ‘Breaking’, Gonxhe u shpreh se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i asaj ngjarje që kur e kujton të ngjall ndjesi shumë të keqe.
“Atëherë ishte jo vetëm rreziku për jetën që disa nga ne përjetuan, historitë kanë qenë rrëqethëse në kuptimin e dhunës por edhe mungesë totale të vetëpërmbajtjes së SHIK-ut të asaj periudhe. Gjithashtu edhe nga disa rrugeçër që ishin afruar PD-së të asaj kohe dhe grupit më të afërt të Sali Berishës. Jam i emocionuar, por koha na ka dhënë të drejtë. Ka qenë një përballje me një botëkuptim, me një kulturë tmerrësisht të gabuar që këta persona që morën frymëzim dhe e kthyen si një parti shtet karshi shumë djemve e vajzave, që nuk kanë qenë të interesuar nga politika”, tha Gonxhe.
