Skenat e dhunës nuk mungojnë edhe në futbollin e femrave. Gjatë një ndeshje futbolli në SHBA, vëmendja e medias është përqëndruar në dhunën dhe rrahjen e disa vajzave, që duket se u grushtuan dhe shqelmuan për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për ekipet që ishin në fushë.
Ndërsa White Sox dhe Cardinals po zhvillonin një ndeshje, në shkallët e stadiumit disa femra të paidentifikuara, nuk kursyen asgjë nga gotat me pije e deri të shkulja e flokëve. Kjo bëri që shumë meshkuj të nxjerrin telefonat dhe t’i filmojnë, ndërkohë që një grup tjetër mundohej t’i ndante dhe ta qetësonte situatën.
