Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Drejtuesit e prokurorive që mbajnë dosjet në sirtar duhen ndëshkuar”/ Kryeprokurori Çela me tona të ashpra ndaj KLP: Komandimet që keni bërë në rrethe janë…

11:25 / May 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Olsian Çela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Të gjitha drejtuesit e prokurorive, të cilët mbajnë dosjet në sirtar duhet të ndëshkohen”. Kështu u shpreh Kryeprokurori, Olsian Çela gjatë një takimi që pati me Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Çela i ka tërhequr vëmendje anëtarëve të KLP-së se komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve janë bërë jo në bazë të performancës së asaj prokurorie.

Ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve, pasi thotë se Kryeprokurori nuk ka asnjë informacion si po ushtrohet detyra e Drejtuesve të Prokurorive.

“Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të gjitha prokuroritë e vendit. Në asnjë rast komandimet që keni bërë nuk është bërë në vlerësimin e performancës së asaj prokurorie. A vallë është pyetur ndonjëherë prokurori i përgjithshëm çfarë bëhet në x apo y. Si po u ushtron detyrat prokurori i komanduar.

A e dini ju që në momentin që ne kemi kërkuar informacion drejtues të prokurorive, sa herë ishin dhënë detyrime për të qenë aktive, për të ndikuar në mënyrën si zbatohen politikat, për fat të keq përgjigjet ose nuk kish fare ose shifrat ishin qesharake?

Kemi drejtues prokurorie që mendojnë se janë drejtues prokurorie të dikurshëm. Harrojnë që ka një marrëdhënie institucionale që duhet të respektojnë.

Nuk është drejtues prokurorie ai që mban dosjet në zyrën e vet, këta janë drejtuese që duhet ndëshkohen sepse cenojnë pavarësinë e prokurorëve.

Kemi të dhëna si po mbahen këto regjistra. Kërkojmë të dhënat dhe të dhënat janë të vakta. Nuk kemi një pasqyrim të qartë, ndaj ne i kemi kërkuar ILD një inspektim tematik për mënyrën si po zbatohen këto kërkesa”, tha Çela.

Çela foli edhe për një boshllëk në sistem.

“Po çfarë ndodh? Ndërkohe që ne kërkojmë angazhimin e inspektorit të ILD ditët ikën. Performanca nuk mund të jetë subjekt i kontrolleve të ILD. Ai kontrollon performancën individuale. Po performancën e zyrës kush e bën? Askush. Është një boshllëk sot në sistem. Duke krijuar këtë lidhje mes prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesve, duke përfshirë prokurorin e përgjithshëm në procesin e drejtimit të tyre, patjetër që KLP do vendosë shkarkimin e tyre, kjo nuk diskutohet po angazhim Prokurorit të Përgjithshëm duke bërë këtë vlerësim është i rëndësishëm”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.