Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Si nuk më tha njeri bravo të qoftë”, Deputeti nuk i ndahet gafave: Do i dal zot këtij populli!

13:25 / May 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selami jenisheri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i opozitës Selami Jenisheri ka bërë një gafë nga foltorja e Kuvendit ku foli për pensionistët. Jenisheri tha se pensionistët duan 40 lekë të vijnë me urban dhe 40 lekë të shkojnë që bëjnë 800 mijë lekë ndërkohë që kanë pensionin 30 mijë lekë.

“Po diskutojmë për një akt normativ mbi tatimin mbi vlerën e shtuar, pandemia dhe tërmeti e kanë vendosur këtë popull në vështirësi. Ne do i japim mundësi që tatimet mbi ato të jenë të përballueshme, a e kemi kryer ne detyrën tonë ne si të zgjedhur nga populli? Kur ulesh këtu duhet t’i flasësh popullit me dokumente ndryshe ke ardhur kot. Ku do ti marrin lekët shqiptarët ku mbi shpatullat e tyre është përmbytja dhe tërmeti”, tha Jenisheri. Deputeti shtoi më tej ku tha se një pensionist duhet të paguaj 40 lekë të shkojë dhe 40 lekë të vij ku bëjnë 800 mijë lekë ndërkohë merr 30 mijë leke.

Jenisheri foli dhe për një organizatë ndërkombëtare që do ta ndihmojë Shqipërinë. Ai i bëri thirrje ministres Olta Xhaçka që të firmosë dokumentin ku pranohet ndihma nga kjo organizatë.

Deklarata e Jenisherit

“Populli shqiptar ndodhet në një gjendje kritike ekonomike që e ka sjellë jo vetëm kjo qeverisje e këtyre 30 viteve por edhe pandemia, tërmeti e të tjera me radhë, E kanë bërë këtë popull me vështirësi të jashtëzakonshme. Ky është një argument që nuk e kundërshton dot kush. Ai që e ka dy pare mend e di çfarë hallesh ka mbi shpatullat e shqiptarëve. E kemi për detyrë t’i japim jetë mundësisë që tatimet mbi ta të jenë sa më të përballueshme. A e kryejmë ne këtë detyrë si duhet?

Si nuk më tha njeri bravo të qoftë Selami Jenisheri. I them zonjës ministre Xhaçka, firmos moj Olta që t’i vijnë shqiptarëve miliarda lekë. Ka ardhur dy herë delegacioni dhe kanë ra dakord me dhënë projektin. Ne na vdesin njerëzit në oborret e spitaleve. Parët janë aty. Por unë e kuptoj se pse nuk e firmosin. Se e dinë që unë e kam bërë të mundur këtë gjë. Ju drejtohem ju pensionistëve se unë si kryetari juaj do ju jap një lajm të mirë brenda pak ditëve.

Pensionistët do i ndihmojë. Kush është ky parlament që i çon në varr para kohe. Votimet e 25 Prillit janë të paligjshme. Do i dal zot këtij populli. Celibashit i kam dërguar një letër ku i them zbatoje kodin zgjedhor. Kujtim a të ka pyetur ty kush nga KQZ? As unë.

Unë e takova njëri prej tyre që erdhi nga delegacioni dhe më thanë do e bëjmë Shqipërinë një ndër më të pasurit e botës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.