Shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH ka shkaktuar mjaft reagime në politikën shqiptare. Jurisja Era Makoçi tregoi për emisionin “Arnautistan” se një vendim non grata në Amerikë mund të ndryshojë, por për ta bërë këtë duhet një arsye madhore.
“Kjo ka ndodhur edhe me njerëz shumë më të mëdhenj se sa Berisha, Gabriel Garcia Marquez, por presidenti Clinton, simpatizant i tij, e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë. Fatet ndryshojnë, nëse ata e gjykojnë të arsyeshme. Ky vendim nuk mund të ndryshojë për arsye politike. Ka një konseguencë të institucioneve amerikane të ekzekutive, janë inerte dhe nuk mund të lëvizin nga pëlqyeshmëritë politike sepse do të humbisnin kredibilitetin, por ka interesa madhore që një president apo një sekretar shteti ta revokojë një vendim të tillë. Edhe presidenti indian ishte non grata por duke qenë se ishte vend i rëndësishëm, Opbama e ftoi. Por duhet të jetë një rast madhor”, tha Era Makoçi.
