Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

UEFA mendon tjetër ndryshim në Ligën e Kampioneve, Çeferin e tërheq ideja e “Final Four”

12:28 / May 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ceferin 655x368 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liga e Kampioneve është një turne për të cilin aktualisht ka një interes të jashtëzakonshëm dhe garanton të ardhura kolosale për pjesëmarrësit. Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kërkon më shumë e për këtë arsye, pasi ndryshoi formatin e turneut duke revolucionarizuar grupet, tashmë po mendon të ndryshojë edhe fazën finale të turneut.

Sipas “New York Times”, Çeferin e tërheq ideja e një “Final Four” për aktivitetin, pasi gara me eliminim direkt është më tërheqëse për publikun sesa ajo me ndeshje vajtje-ardhje, ku në disa raste gjithçka zgjidhet që në sfidën e parë. Për këtë arsye, po merret në shqyrtim ideja që të ndryshohet një pjesë e garës për trofeun, me gjysmëfinalet dhe finalen që zhvillohen në një qytet të vetëm, duke zgjatur një javë.

Një formulë që dha rezultate të kënaqshme në vitin 2020 kur për shkak të pandemisë ekipet u grumbulluan në Lisbonë dhe Çeferin mendon se mund të jetë përsëri funksionale që në fund të edicionit, katër skuadrat gjysmëfinaliste të mblidhen në të njëjtin vend për të diskutuar mes tyre me ndeshje teke kush fiton turneun. Sigurisht, formula me vajtje-ardhje është e preferuara e tifozëve, pasi mund të jenë më afër ekipit dhe kanë mundësi ta mbështetin, duke garantuar edhe të ardhura të mëdha për klubet. Por Çeferin ka bindjen se mund të sigurojë të paktën në aspektin ekonomik më shumë përfitime me një ndeshje teke në gjysmëfinale, ndaj do të kërkojë nga Kongresi i UEFA-s që të miratojë edhe këtë ndryshim tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.