Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

’21 Janari’ / Gazetari që u qëllua me plumb në dorë nxjerr prapaskenat e forta: Jam gati të vij të dëshmoj në Prokurori dhe Gjykatë

22:20 / May 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 a7a0be0a1582cf83c56cf2e836526ab2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 21 janarit, ka dhënë të tjera detaje pas rihapjes së çështjes.

Mahmutaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Belgjikë, thotë se pas ngjarjes, prokurorët të cilët u morën me hetimet për ngjarjen i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali “Nën Tereza” ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë dhe se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje. Megjithatë ai thekson se nuk u thirr kurrë më për të dëshmuar.

“Jam pyetur në Spitalin Nënë Tereza, 2 orë pas ngjarjes. Procesverbali ka qenë me shkrim dore, por nuk jam pyetur në Prokurori, ishte një deklaratë paraprake e imja. Pas dy apo tre ditësh shkova Prokurorët e çështjes më çuan te mjeku ligjor i angazhuar për të bërë të gjitha ekspertizat e 21 janarit. Mjeku ligjor i çështjes pretendoi që unë isha goditur me çekiç jo plumb dhe mjeku nuk kishte as vizore për të matur plagën dhe as aparat fotografik. Akordi që unë bëra me prokurorët ishte që unë do të shpjegoja shkurtimisht se çfarë kishte ndodhur, përgatita dhe një skicë dhe pas një jave do paraqitesha në Prokurori dhe do tregoja me detaje gjithçka, por asnjëherë nuk u thirra. U largova pas 3 javësh nga Shqipëria. Janë dy njerëz që qëllojnë mbi protestuesit, është ish-shefi i sigurisë së Berishës që qëllon me pistoletën e Ndera Prendit nga sipër Kryeministrisë dhe kemi Agim Llukon i cili qëllon nga poshtë drejt njerëzve. Janë dy armë që qëllojnë drejt njerëzve. Jam gati të vij të dëshmoj në Prokurori dhe Gjykatë”, shprehet ai.

E kam ndjekur këtë çështje që nga fillimet si palë e dëmtuar, jam një nga të plagosurit, një nga fatkeqët e kësaj ngjarje. Kjo çështje ka qenë nga ato që me apo humbjet e hundët e politikës pati një zell të tepruar nga drejtësia shqiptare për ta mbyllur në formën më të keqe të mundshme, një çështje që përfundoi sikur të ishte një çështje e rëndomtë, ndërkohë që humbën jetën 4 persona, 7 u plagosën sipas informacioneve zyrtare, pro në dijeninë time u plagosën 30 vetë. Kjo çështje nuk u hetua fare. Unë jam pyetur në Prokurori vetëm në momentet e para, më kanë marrë deklaratë paraprake dhe nuk jam thirrur më për t’u marrë në pyetje në Prokurori”, tha ai për Report Tv.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.