Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësor Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë.
Policia njofton se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V., ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin Besim Seli,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Sakaq policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit,
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.
