Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sherr mes Flori Mumajesit e Kozeta Kurtit: Eskorta në Dubai po merren me muzikë! (FOTO LAJM)

10:16 / June 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flor mumajesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme! Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetem në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas!”

Debatet pas përfundimit të “Kënga Magjike” nuk kanë munguar as këtë vit. Kantautori, Flori Mumajesi, është përfshirë në një debat virtual me Kozeta Kurtin, e cila këtë vit ishte pjesë e jurisë profesioniste të festivalit.

Kurti bëri një postim të gjatë në “Facebook”, si një lloj reflektimi në lidhje me atë se çfarë po ndodh me muzikën shqiptare. Kozeta shprehet se prodhimet muzikore të këtyre viteve të fundit janë shumë të dobëta dhe ndalet tek tre fituesit kryesor të “Kënga Magjike”

“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë) Por Albani ka këngën!

Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, shkruan Kozeta ndër të tjera në postimin e saj.

Flori ka shkëputur pikërisht pjesën e mësipërme nga shkrimi i Kozetës dhe ka reaguar i revoltuar kundër saj. Ai ka bërë një shkrim të gjatë në ‘instastory’, duke mos qëndruar dot pa komentuar atë që ‘mikesha’ e saj kishte shkruar.

“Nje shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj te gjithe syleshet qe moren pjese ne festival qe nga fituesi deri tek ata qe nuk paten mundesi te kualifikohen , te mos ndihen sylesh! Kam shkeputur nga shkrimi vetem thikat e panevojshme! Cfare arrogance per te gjithe ne syleshet qe mbetem ne doren tende, te na votosh dhe te na vendosesh epitete me pas! BRAVO! TE LUMTE!

Mbase e meritojme te na votosh si te duash, por te lutem pertej kesaj mos e mpreh shpaten pa numeruar deri ne 10. P.s si mikesh qe te kam edhe pse nuk shquhem per te numeruar deri ne 10 po e bej! @kurtikozeta”, shkruan Flori, duke treguar se nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete këtë reagim.

d89bc58f 905a 4c40 b551 13fd5ea5a3f6 576x1024 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.