Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka ofruar mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Mesazhin e saj presidentja e Komisionit Evropian e ka bërë të ditur përmes një letre për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Në letrën e saj, Von Der Leyen, ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për lobim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
