Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ish-çifti përballet live, burri nxirret nga studio pas ndërhyrjes agresive, 56-vjeçarja: Më mbajti nën kërcënim me armë në kokë

16:03 / June 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra e hapur2 770x327 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Me zemër të hapur” pret dhe dëgjon histori njerëzore nga më të vështirat dhe më komplekset, duke u shkuar atyre deri në fund. Emisioni vijoi me historinë e Ferdinant Canit.

57-vjeçari vlonjat ishte një ditë më parë në studio dhe tregoi jetën e tij të vështirë në një martesë pa dashuri dhe një divorc të vështirë, duke hedhur akuza të rëna ndaj ish bashkëshortes dhe 2 fëmijëve të tij. Por, sot bashkëshortja e tij 56 vjeçe tregoi një anë tjetër të historisë.

Ajo tha se Cani ka qenë i dhunshëm ndaj saj dhe fëmijëve dhe për këtë fakt është në dijeni edhe policia e qytetit. Sipas saj, agresiviteti i bashkëshortit arriti deri aty, sa e ka mbajtur atë të kërcënuar me një armë zjarri në kokë për 72 orë.

Rrëfimi:

56-vjeçarja: Nuk jam dakord me cfarë është folur. Pse ka ardhur në emision dhe cfarë kërkon. Nuk mund të jetë baba dhe bashkëshort i denjë. Më ka baltosur figurën time. Nëse unë isha e keqe, pse u martua me mua. Me ka akuzuar që punoj me diplomë false. Hapa gjyq dhe kjo nuk është e vertetë. Ai nuk ma ul dot mua figurën. Jam e respektuar nga qytetaret, nxënësit dhe fëmijët e mi. Ai t’i bëjë pyetje vetes pse fëmijët nuk i flasin. Ata janë në moshë madhore.

Evis Ahmeti: Si e njohin ata babain?
56-vjeçarja: I ka ikur cdo lloj dhembshurie. Nuk kanë asnjë lloj dashurie.

Evis Ahmeti: Po ti cfare pergjigje u jep?

56-vjeçarja: Fëmijët nuk më pyesin, sepse fëmijët kanë qenë prezent në momentet e dhunës. Nuk kam dashur kurrë tua përmend, sepse ndihen keq.

Evis Ahmeti: Çfare babai ka qenë Ferdinanti?
56-vjeçarja: Ai se ka ndjerë kurrë përgjegjësinë e babait. Nuk është kujdesur për fëmijët. Nuk ka punuar.

Kjo deklaratë solli një reagim agresiv të Ferdinand Canit, i cili reagoi ashpër ndaj ish-bashkëshortes. U desh ndërhyrja e drejtueses së emisionit, Evis Ahmeti, e cila e nxori jashtë studios 57-vjeçarin për t’i dhënë mundësi ish-bashkëshortes së tij të vijonte rrëfimin.

Evis Ahmeti: A ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve ai?

56-vjeçarja: Unë kam marrë 3 urdhra mbrojtje së bashku me fëmijët nga dhuna e tij.
Evis Ahmeti: Pse nuk e bëre divorcin më parë, por pas 11 vitesh?

56-vjeçarja: Sepse nuk kisha para. Mora kredi dhe rregullova shtëpinë. Nuk kisha para. Prita 11 vite se mos ai ndryshonte, por ai vijoi dhe me pas ndodhi divorci.

Evis Ahmeti: Kur është marrë kredia?
56-vjeçarja: Kreditë janë marrë në 2005, kur unë jetoja me Ferdinantit. Të fundit e kam marrë me djalin që ai të vazhdonte studimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.