Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gramoz Ruçi i kthehet keq deputetit në Kuvend, salla shpërthen në të qeshura: Nuk keni punë as t’i bërtisni, as t’i intimidoni…

11:21 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60b89bf38b96c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një debat u zhvillua sot në Kuvend mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe deputetit opozitar Artur Roshi.

Ky i fundit kërkoi fjalën pas të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, teksa akuzoi për refraktarë shërbimet e Kuvendit që nuk e lejonin të fliste.

Ky moment ka sjellë të qeshura në sallë, teksa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen Roshit dhe deputetëve të mos intimidojnë shërbimet e Kuvendit.

DEBATI

Gjuzi: Një pyetje kisha në lidhje me atë që pata pyetur.

Ruçi: Pyetje për pyetjet që kishe pyetur nuk ka.

Gjuzi: Të lutem një sekondë zoti kryetar.

Ruçi: Ti dha përgjigjet

Gjuzi: ILD ka të drejtë të kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët. Në të 7 pyetjet bëhet fjalë për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Ruçi: S’ka koment për përgjigjet.

Roshi: E kisha regjistruar emrin dje tek shërbimet e Kuvendit për të folur në seancë në këtë pikë. Sot sa vij në seancë më thotë që e ka tërhequr zoti Murrizi. Unë sigurisht e kisha regjistruar në konfidencë në raportet e mia me zotin Murrizi. I them zotit Murrizi tani thotë Ok, shërbimet e Kuvendit janë refraktare dhe nuk reagojnë, nuk janë fleksibël për ta futur në listën e fjalës, kështu që do kërkoja emrin tuaj. Nuk është se nuk e kam respektuar rregulloren.

Ruçi: Së pari me shërbimet e Kuvendit nuk keni punë, as t’i bërtisni, as t’i trysnoni, as t’i intimidoni. Shërbimet e Kuvendit se të dëgjova që në fillim që iu drejtove shërbimeve të Kuvendit…Ju jeni deputetë, keni punë me dy veta, me drejtuesin e grupit, me grupin parlamentar ku asistoni dhe me seancën plenare, jo me shërbimet e Kuvendit. Shërbimet e Kuvendit janë në dispozicion tënd dhe timin, por jo t’i intimidosh, jo t’i bërtasësh, ata zbatojnë vetëm rregulloren. Ajo ka kërkuar që kryetarët e grupeve të paraqesin listën e diskutantëve sipas kohës që kanë në dispozicion dhe e kanë bërë këtë regjistrim. Në qoftë se ti nuk do jesh dakord, prandaj është seanca për ta ngritur problemin. Është fare normale që ta diskutojmë dhe t’i japim zgjidhje. Por jo të intimidohet, jo të bësh zhurmuesin me telefon, duke penguar ILD, prandaj përgatitu 5 minuta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.