Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron ekipin e Teutës për titullin kampion

19:10 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gianni Infantino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe nëpërmjet tij edhe skuadrës së Teutës, me rastin e shpalljes kampione e Shqipërisë, për edicionin 2020-2021.
Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit ndërkombëtar shprehet se ky titull për ekipin e Teutës vjen si rezultat i një pune të palodhur, pasionit dhe përkushtimit, ndërsa inkurajon skuadrën të vazhdojë të punojë me të njëjtën vendosmëri.

Presidenti Infantino, në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit falënderon Presidentin e FSHF-së për kontributin që ka dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e botë.
Më poshtë letra që i ka dërguar Gianni Infantino, Presidentit Duka:

“I dashur President,

Më lejoni të uroj ekipin e Teutës për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2020-2021.

Ky titull vjen pa dyshim si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit dhe çdokush në klub duhet të ndihet krenar për këtë arritje të rëndësishme. Do t’ju isha mirënjohës nëse do t’ia shprehnit urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë me shpirtin e skuadrës, pasion dhe vendosmëri.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, përfitoj nga rasti për t’ju falënderuar juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri, rajonin tuaj dhe në botë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.