Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Frank De Bur i çudit të gjithë, trajneri i Holandës nuk njeh lojtarët që ka grumbulluar

22:07 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
goal frankdeboer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Holandës, Frank De Bur, i ka çuditur të gjithë këtë javë në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për talentin e Tuente, Kuinsi Menig, si dhe Europianin që fillon së shpejti. Në fjalët e tij para mediave ai po shpjegonte se si lojtari 25-vjeçar mund të përshtatej në krahun e djathtë të ekipit që drejton gjatë këtij Europiani.

Problemi i vetëm në fakt është se De Bur ka bërë përzgjedhjen e tij të lojtarëve dhe Menig nuk është nga ata që do të ketë me vete për turneun në fjalë. Kjo bëri që në konferencë për shtyp të kishte disa momente heshtje edhe nga gazetarët të cilët mbetën të çuditur nga fjalët e teknikut.

Ai ishte pyetur se pse nuk kishte marrë një mesfushor krahu të mirëfilltë në të djathtë as me një listë të zgjeruar në 26 emra që ia jepte plotësisht një mundësi të tillë. Ndoshta ai dëshironte të përgjigjej se kishte në skuadër Kuinsi Promes, por në fakt u përgjigj me emrin e Kuinsi Menig, me pamjet e konferencës për shtyp që u bënë menjëherë hit në rrjetet sociale mes tifozëve. Këta të fundit që në fillim kanë qenë të pakënaqur me zgjedhjen që ka bërë Federata për të zëvendësuar Kuman i cili braktisi ekipin kombëtar për të shkuar te Barcelona dhe tashmë në komentet e tyre në rrjet shprehnin bindjen se ai ishte trajneri më i papërshtatshëm meqë nuk njihte as lojtarët që kishte grumbulluar. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.