Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Partizani: Dënojmë çdo akt dhune në fushat e futbollit

22:53 / February 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partizani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

FK Partizani distancohet nga incidenti i ndodhur ditën e djeshme gjatë takimit Partizani – Flamurtari, i cili absolutisht nuk mund të jetë pjesë e lojës së futbollit dhe “Fair Play”. Politika e qartë dhe e vendosur e klubit përgjatë gjithë këtij sezoni është dhe mbetet që 90 minutat e lojës të dhurojnë një atmosferë të vërtetë sportive, për ta bërë futbollin pjesë të jetës së familjeve shqiptare, sa më larg dhunës dhe provokimeve.

“Sot kemi ndjekur me vëmendje pasqyrimet në media dhe reagimet në lidhje me këtë incident, ku përgëzojmë grupimet tona zyrtare për qëndrimin e mbajtur në dënimin e çdo akti që nuk është pjesë e spektaklit të bukur të futbollit. Dëshirojmë të saktësojmë se autorë të këtij incidenti ishin disa individë të cilët kurrsesi nuk mund të përgjithësojnë tifozerinë e madhe të Partizanit, e cila u distancua menjëherë dhe në stadium nga këta individë që nuk dimë se interesat e cilës palë përfaqësojnë. Gjithësesi nëpermjet pamjeve filmike të pasqyruara shihet qartë se “personi me aparat fotografik” ka luajtur një rol aktiv duke provokuar individët që ju afruan, në mungesë totale të forcave të sigurisë të cilët janë përgjegjesit e vetëm për mbarëvajtjen e garës dhe mos lejimin e këtyre provokimeve dhe incidenteve.
Në media është pasqyruar se është goditur një zyrtar i klubit të Flamurtarit, ndërkohë që emri i këtij personi nuk figuron në listën e foto reporterëve të akredituar për këtë takim. Ndaj mbetemi ende të paqartë se çfarë funksioni ka në klubin Flamurtari personi i cili u përfshi në këtë incident. Nga ana jonë saktësojmë se ne si Klub kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm me tifozerinë tonë, e cila shquhet për mbështetjen ekzemplare që i jep skuadrës si në shtëpi ashtu dhe jashtë saj”, thuhet në një deklaratë të klubit Partizani.

Dhuna kunder partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 2026

Fredi Beleri vrer kundër Shqipërisë në PE dhe i “qan” hallin Berishës: S’ka anëtarësim të vendit në BE!

20:19 / July 8, 2026

Ish-deputetja e PS Marjana Koçeku kundër financimit të koncertit të Kanye West: 4 milionë eurot duhej të shkonin për zjarret, jo për spektakël

14:43 / July 8, 2026

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

21:18 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.