Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Takim për mbrojten e territorit në Bulqizë/ Të ndalet prerja e paligjshme e pyjeve dhe ndërtimet pa leje

23:28 / June 4, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123456
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ambientet e Këshillit Bashkiak të Bulqizës ditën e sotme është zhvilluar një takim për mbrojten e territorit.

Në këtë takim morën pjesë drejtuesit e bashkive të qarkut Dibër, prefekti Nexhbedin Shehu, drejtori vendor i policisë dhe specialistë të pyjeve, mjedisit dhe IMT-ve të bashkive.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar problematika lidhur me prerjen e jashtëligjshme të pyjeve, ndërtimet pa leje, lumenjtë, guroret dhe varrezat e makinave.

Bashkia Bulqizë njofton se në fund të këtij diskutimi u përcaktuan objektiva dhe qëllime për t’u realizuar.

Kujtojmë që ditët e fundit, Policia e Qarkut Dibër ka raportuar raste të njëpasnjëshme të goditjes së prerjes së paligjshme të pyjeve dhe ndërtimeve pa leje, duke nisur procedime penale ndaj disa personave.

Ky aksion vjen në kuadër të angazhimit të qeverisë për mbrojtjen e territorit, lidhur me të cilën, pak ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paralajmëruan shembje të të gjitha objekteve pa leje përgjatë vijës bregdetare. Gjithashtu më herët ata patën paralajmëruar ashpërsim të kontrolleve dhe njëkohësisht edhe të dënimeve deri në 15 vite për ata që kapen duke ndërtuar pa leje.

bulqize mbrojtjen territorit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.