Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja që tronditi Tiranën dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi Kudret Saliaji.
Mësohet se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku. Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime.
Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë. Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, ka nxjerr armën, të cilën ka thënë se e kishte pa karikator.
“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka thënë ai.
