Këngëtarja Aurela Gaçe reagoi e revoltuar disa ditë më parë në lidhje me një shkrim që po qarkullonte në media rreth shëndetit të saj.
Disa media kishin rikthyer një lajm të para 3 viteve, ku këngëtarja tregonte se kishte bërë një kontroll rutinë të shëndetit të saj në kuadër të kancerit të gjirit. Mirëpo titujt manipulues i bënë fansat e saj të besonin se këngëtarja ishte e sëmurë.
Pavarësisht se ajo e shpjegoi se gëzon shëndet të plotë, fansat ende vazhdojnë t’i shkruajnë dhe t’i urojnë shërim sa më të shpejtë. Pikërisht këto mesazhe e kanë revoltuar sërish Aurelën sot, e cila ka dalë me një reagim të dytë.
Postimi i plotë:
E dielë.
Po gëzoja ditën e re, ushqeva fëmijet, vura ne zjarr qepën për supën e drekës….. nderkohë lexoj edhe keto urime( edhe jo vetem keto, pasi edhe ne inbox ka shumê) .
Mbase sduhet ti ndaja këto me ju,por më prishën ditën. S’di a te zemërohem me urimet? Apo të gëzoj që më duan ?
Unë denoncova disa media te palaço, fillova te kërkoj te di ligjin për ti hedhur ne gjyq për shtrembèrim,dezinformim te publikut, shtrembërim, peshkim …po po peshkim. Ata hedhin grepa, e ne biem kaq THJESHTË.
POR,MESA KUPTOJ, MEDIA DERI DIKU DI ÇFARE BËN. ATA E DINË QË “NE” LEXOJMË VETËM 1 RRESHT, NJË TITULL. KAQ.
PO GJITHE AI SQARIM I IMI KU SHKOI?
NESE VERTETE MË DONI, TE PAKTËN LEXONI EDHE DY RRESHTA MË POSHTË.
( PRANDAJ EDHE KËNGËT E THELLA NUK HYJNE MË NË PUNË. KUSH KA.KOHË TË THELLOHET?)
FALEMINDERIT ,POR STOP.
GËZOJ SHËNDET TË PLOTE, E MOS NA NDILLNI GJËRA ME.TË CILAT NUK DO TË PËRBALLET ASKUSH.
