Ben White do të jetë mbrojtësi zëvendësues i Trent Alexander-Arnold i cili u dëmtua sapo u thirr tek Anglia për Europianin e këtij viti.
Mbrojtësi i Liverpool u dëmtua në miqësoren me Austrinë dhe s’mund të jetë pjesë e Europianit, por as vendi i tij s’mund të mbetet bosh.
Southgate ka thirrur mbrojtësin e Brighton, një talent i spikatur dhe risi e Premier League. Gjithsesi do të jetë e vështirë për të të gjejë minuta në Europian për shkak se konkurrenca në krahun e djathtë është shumë e fortë mes Trippier, Walker dhe Reece James.
