Ministria e Bujqësisë ka marrë një vendim drastik. Në doganën e Morinës nuk do të lejohet importi i shpendëve, produkteve e nënprodukteve të tyre.
Ky vendim vjen pas shfaqjes së rasteve të para të gripit të shpendëve në vendin tonë prej të cilëve një rast edhe në Bujan të Tropojës. Inspektorët e AKU në Morinë ndjekin zbatimin e këtij vendimi duke kontrolluar të gjitha mallrat që hyjnë në Morinë
