Një histori tronditëse u soll sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’, ku një vajzë nga Berati tregoi sesi ka rënë pre e abuzimit seksual në moshën 12-vjeçare. Tashmë 19-vjeçe, e reja rrëfeu gjithë historinë e saj të tmerrit që ka përjetuar.
Pas gjithë këtyre viteve me një barrë të rëndë mbi shpinë, reja vijon të kërcënohet ende nga agresorët, të cilët e kanë rrëmbyer në moshë shumë të vogël dhe e kanë abuzuar seksualisht.
Më poshtë sjellim mesazhet, që agresori i dërgon të resë, duke vijuar ta mbajë nën kërcënim, si dhe duke përdorur një fjalor shumë banal, por që fjalë të tilla janë fshirë nga mesazhet.
“Babai ka darkuar me prindin e agresorit. Ai i kishte propozuar babait për një shumë prej 1 milionë lekësh që të hiqja denoncimin. Unë nuk pranova ta hiqja denoncimin.
Vjet në 2020, agresori nga janari deri në fund të korrikut, hapte adresa false, me pauza, dhe më kërcënonte. Ai mendoj se është një narkoman, skizofren. Të jesh pedofil, është sëmundje, dhe ai mendoj i tillë është.
Ndërsa këto mesazhet e fundit janë të ditës së djeshme dhe të pardjeshme. Janë të gjitha të freskëta. Tani unë nuk kam frikë, kam kuptuar që unë vlej, nuk jam më një zhele, siç më quanin më parë”, tha e reja.


