Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Karnavalet e Korçës/ Festë në qytetin juglindor

17:23 / June 12, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Karnavalet e Korces
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për një vit e gjysmë maskat na u bënë pjesë e pandarë e jetës sonë por në Korçë ato kanë një tjetër kuptim.

Karnavalet e Korçës, festa pagane që kremtohet prej vitesh e që çel sezonin turistik ka bërë që personazhe të shumta të ekranit të zbresin në mënyrë simbolike në qytet e po ashtu personazhe të përrallave e jo vetëm të cilat përcjellin mesazhe të shumta.

Maska e veshje shumëngjyrëshe pushtuan rrugët e Korçës prej mëngjesit në ditën e karnavaleve ndërsa tematikat e përzgjedhura ishin nga më të larmishmet. Gazmore, tradicionale të frikshme, apo edhe me pak ironi ndaj fenomeneve të ndryshme grupet nga Korca, Kolonja, Durrësi, Kavaja e Shkupi tërhoqën vëmendjen e qytetarëve të Korçës apo edhe pushuesve duke përcjellë mesazhe të veçanta. Sulltani dhe haremi i tij u pozicionuan në qendër të qytetit duke kthyer vëmendjen tek varësia e shqiptarëve nga telenovelat ndërsa të tjerë shpotitën veset.

Ndryshe nga herët e tjera organizatorët treguan kujdes që të shmangnin grumbullimin masiv të njerëzve duke i ndarë grupet në zona të ndryshme e performancat e tyre të shtrira gjatë gjithë ditës./Tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.