Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale një dedikim shumë të ndjerë për të birin, Danin. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto nga udhëtimi i tyre i fundit ku shihet dora e të vogli në dritaren e avionit, që duket sikur prek një re. Jonida e ka fiksuar menjëherë këtë moment për të cilin thotë se i është dukur i magjishëm.
“Këtë herë dukej sikur prekëm retë bashkë!”- shkruan ndër të tjera artistja. Ky është nga postimet e rralla të saj për Dan që numërohen me pikatore dhe që na ëmbëlsoi të gjithve.
“Se di pse ky moment mu duk i magjishëm, mora telefonin e bëra këtë foto. Ndoshta pse jam nënë…dhe dora e tim biri është si një copëz parajse që më drejton hera herës me sytë lart në qiell. Këtë hërë dukej sikur prekem retë bashkë dhe qetësia pushtoi mendjet tona…”-shkruan Jonida.

