Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Austria feston fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut

20:22 / June 13, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
austri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Austria ka marrë fitoren e parë, me rezultatin 3-1, në një Europian dhe e ka bërë ndaj Maqedonisë së Veriut që debutonte në një kompeticion të tillë.

Një duel i luftuar, me Austrinë që kishte kontrollin e lojës në shumicën e ndeshjes dhe u shfaq rrezikshëm. Nga ana tjetër edhe Maqedonia e Veriut u mundua të mos dilte pa pikë.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë, teksa Lainer pas një krosi perfekt të Sabitzer e devijoi topin me këmbë dhe e çoi drejt e në rrjetë.

Festë që nuk zgjati shumë. Austria pas një gabimi në mbrojtje i dhuroi sulmuesit Goran Pandev golin e parë të Maqedonisë së Veriut në një Europian.

Veterani nuk fali dhe rezultati u barazua 1-1 dhe nuk ndryshoi në 45 minutat e para. Austria nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe nuk i ndali sulmet.

Gregoritsch, në minutën e 78-të, sërish pas një krosi, nuk fali dhe i dha epërsinë Austrisë dhe festoi me një mesazh për Christian Eriksen.

Maqedonia e Veriut në fund i dhuroi edhe një gol tjetër Austrisë dhe ishte Egzon Bejtulai ai që gaboi dhe Arnautoviç nuk fali dhe i mbylli llogaritë e këtij dueli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.