Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Izrael, qeveria e re merr miratimin e parlamentit

22:01 / June 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria izrael
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, sipas orës lokale, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ultra-nacionalisti Naftali Bennett do të drejtojë kabinetin e ri, i përbërë nga parti të majta dhe të djatha. Zoti Bennett do të mbajë postin e kryeministrit pak më shumë se dy vjet dhe do të pasohet nga aleati i tij kryesor Yair Lapid.

Ndërkohë Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të patundura në mbështetjen e sigurisëë së Izraelit ndërsa theksoi angazhimin për të punuar me qeverinë e re.

Më herët, parlamenti prej 120 anëtarësh zgjodhi edhe kryetarin e tij të ri me 67 vota pro. Mickey Levy i partisë centriste Yesh Atid do të drejtojë parlamentin e ri. Zgjedhja e tij krijoi edhe bazat për miratimin e qeverisë së re të koalicionit.

Në fillim të punive të plarlamentit, 71 vjeçari Benjamin Netanyahu, i cili e ka drejtuar atë vend për 12 vite me rradhë, e bëri të qartë se nuk ka plane për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Likud. Ai u zotua se do ta sillte përsëri në pushtet partinë e tij duke thënë se do të “vazhdonte misionin e madh të jetës, për të garantuar sigurinë e Izraelit”.

“Nëse jemi të destinuar të jemi në opozitë, ne do ta bëjmë detyrën tonë derisa të rrëzojmë këtë qeveri të rrezikshme dhe të kthehemi përsëri për të udhëhequr vendin në rrugën tonë”, tha zoti Netanyahu./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.