Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Nuk do udhëtoj drejt Ohrit”, rrëfehet Jurgen Bardhi: Ju tregoj të vërtetën me Partizanin

16:02 / June 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jurgen Bardhi, mesfushori i Partizanit, ishte një ndër lojtarët më të mirë të edicionit të shkuar, duke shënuar 5 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë në 34 ndeshjet që luajti në Superiore. Bardhi ishte një ndër emrat e parë në formacionin e Dajës dhe ishte shumë i rëndësishëm në ndërtimin e lojës. 23-vjeçari ka plot 7 vite që është pjesë e “demave”, të cilëve iu bashkua në vitin 2014, asokohe vetëm 16 vjeç.

Bardhi-2

Mesfushori nga Fushë-Kruja është rritur në klubin e kuq dhe edhe pse ka pasur oferta në të shkuarën, ka vendosur të qëndrojë dhe të rritet edhe më tepër në Kategorinë Superiore. Tashmë 23 vjeç dhe me më shumë se 200 ndeshje në këmbët e tij, Bardhi është rritur dhe ka fituar edhe eksperiencën e duhur, duke u kthyer në një ndër lojtarët më konstantë në ekip me paraqitjet e tij. Pritej që Partizani të rinovonte automatikisht me një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës dhe deri para pak ditësh gjithçka dukej në rrugën e duhur, por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar…

SITUATA

Ditët e fundit Bardhi nuk është paraqitur në stërvitjen e Partizanit, dhe madje as nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Ohrit, aty ku do të kryhet edhe faza përgatitore e të kuqve. Vetë mesfushori, ka thënë se e sheh të vështirë të jetë pjesë e skuadrës në rast se nuk arrihet akordi i rinovimit. “Akoma nuk kemi rënë dakord për pjesën e kontratës, prandaj dhe nuk jam paraqitur në seancat e fundit stërvitore. Nuk e besoj se do të udhëtoj drejt Ohrit. Sa i takon së ardhmes, e përsëris, nuk kemi rënë dakord, ende jam në ajër. Do të jem pjesë e Partizanit nëse klubi bën ofertën e duhur. Në qoftë se jo, atëherë kuptohet vetë”, u shpreh mesfushori për “Panorama Sport”./ Panoramasport

Jurgen Bardhi ohrit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.