Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit e 4 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala, pasi u fajësua për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Megjithëse u dënua me 1 vit e katër muaj burg, Lala nuk shkoi asnjë ditë në qeli, pasi në vendimin e lënë edhe sot në fuqi, dënimi i tij me burg është konvertuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove si dhe 5 vite te mos ushtroj funksione publike.
