Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Larguan shishet e Coca -Colës në konferencë, UEFA ka një kërkesë për futbollistët

19:15 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ronaldo 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cristiano Ronaldo ishte i pari që nisi “lojën” kundër sponsorave të kampionatit europain, duke hequr nga tavolina e konferencës për shtyp shishet e Coca-Colas. Pas tij Paul Pogba dhe Manuel Locatelli bënë të njëjtën gjë duke lëvizur shishet e Colas dhe të birrës Heineken për t’i zëvendësuar me ujë.

Ky veprim rezultoi edhe në një humbje të madhe të markës së famshme të pijes me gaz. Pas konferencës për shtyp të Cristiano Ronaldos, Coca-Cola pati humbje marramendëse. Në 3:00 pasdite në Evropë, aksionet e Coca Cola ishin afër 56.10 dollarë për aksion. Gjysmë ore më vonë, me përfundimin e konferencës në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas gjestit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.

Për këtë arsye, pas këtyre lëvizjeve që u bënë trend nga ana e futbollistëve, ka reaguar edhe UEFA. Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit u ka kërkuar lojtarëve në 24 skuadrat pjesëmarrëse të ndalojnë heqjen e pijeve sponsorizuese të vendosura strategjikisht në platformat e konferencës për shtyp.

Drejtori i turneut të Euro 2020, Martin Kallen tha të enjten se UEFA ka komunikuar me ekipet në lidhje me këtë çështje.

“Është e rëndësishme sepse të ardhurat e sponsorëve janë të rëndësishme për turneun dhe futbollin europian”,  tha Kallen në një konferencë.

Coca -Colës uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.