Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mbi 3700 ankesa për gjyqtarë e prokurorë, ILD: Kemi shqyrtuar 1 mijë deri më sot

14:16 / June 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 770x442 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë njofton se ka shqyrtuar ditën e sotme ankesën e njëmijtë të ardhur nga institucionet.

ILD thekson se në këto 16 muaj punë janë depozituar pranë këtij institucioni plot 3700 kërkesa për gjyqtarë e prokurorë.

Njoftimi i ILD:

Sot u shqyrtua ankesa e njëmijtë në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ky është një moment i rëndësishëm efektiviteti e transparence, për një institucion krejt të ri, i ngritur vetëm 16 muaj më parë, e që ka mbi 3700 kërkesa të depozituara për gjyqtarë e prokurorë, pjesa më e madhe, e përcjelle nga institucione, që i kanë akumuluar ndër vite, si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministria e Drejtësisë.

Shqyrtimi i ankesave bëhet sipas një metodologjie pune të miratuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (Urdhër nr.65, datë 28.09.2020 dhe Urdhër nr. 98, datë 12.11.2020), që lidhet me mënyrën e rivlerësimit, kategorizimin dhe nivelin e përparësisë në trajtim. Dhënia e një përgjigje në kohë sa më të shpejtë qytetarëve për ankesat e tyre, pavarësisht kohës apo institucionit ku e kanë paraqitur, mbetet prioritare për zyrën e ILD-së.

Zyra e ILD-së ka krijuar lehtësi për procesin e ankimimit, i cili mund të kryhet në tri mënyra. Ankesa mund të paraqitet elektronikisht, duke plotësuar e dërguar me e-mail formularin e ankesës, që gjendet në faqen zyrtare të ILD; përmes postës ose duke u paraqitur personalisht pranë Zyrës së ILD, për të plotësuar e dorëzuar formularin. Procesi i dorëzimit të ankesave pranë ILD bëhet cdo ditë të javës, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00-14:00. Cdo ankues, nëse ka nevojë, asistohet nga punonjësit e Sektorit të Ankesave.

Në funksion të angazhimit të institucionit për të bërë transparencën e veprimtarisë së tij, në faqen zyrtare të ILD pasqyrohen dhe përditësohen cdo të hënë, shifrat e ankesave të mbërritura pranë ILD, ato të trajtuara, ankesat në proces trajtimi e në proces verifikimi pas shqyrtimit fillestar, si dhe numri i vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillim hetimi disiplinor dhe numri i kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nxit qytetarët, institucionet, median e organizatat e shoqërisë civile, që të vijojnë të kontribuojnë në denoncimin e fakteve apo shkeljeve që mund të kryhen nga ana e magjistratëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.