Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku ka mbetur i plagosur një biznesmen dhe një turist shqiptaro-amerikan.
Mësohet se biznesmeni i plagosur është 35-vjeçari Spiro Iljadhi, pronari i Club “Orange”‘, ndërsa identiteti i turistit 33-vjeçart të plagosur nuk është bërë me dije. Ky i fundit është plagosur teksa po kalonte rastësisht në zonën ku atorët qëlluan me breshëri automatiku drejt biznesmenit. Biznesmeni ka marrë plag në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë.
Autorët qëlluan me rreth 20 plumba në drejtim të 33-vjeçarit, dhe më pas janë larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.
Turisti i plagosur u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës . Pollicia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen dhe po këqyr dhe kamerat e sigurisë për të kapur autorët.
