Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dita e Liqenit të Ohrit dhe Shkodrës/ Dy mrekulli të natyrës në skajet e Shqipërisë

10:22 / June 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
199774445 4031495513585914 2545132211200156166 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Mjedisit kujton sot Ditën e Liqenit të Ohrit dhe Shkodrës, dy nga mrekullitë e natyrës që prekin skajet e Shqipërisë.

21 qershori shënon fillimin e sezonit turistik në tre bashkitë që lagen nga Liqeni i Ohrit, Struga, Ohri dhe Pogradeci.

Mesazhi është rritja e ndërgjegjësimit të publikut për një bashkëpunim sa më të madh midis qytetarëve dhe autoriteteve për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit si një pasuri natyrore e pazëvendësueshme. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetër në botë.

21 qershori 2006, shënon nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe Shqipëri-Mali i Zi, për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës. Që nga ai vit, kjo ditë përkujtohet si Dita e Liqenit të Shkodrës, përmes një sërë aktivitetesh të përbashkëta, me qëllim nxitjen e menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemit të Liqenit, që vlerësohet si më i madhi në Ballkan. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet Laboratorit Analitik si dhe Institutit të Shëndetit Publik kryen monitorimin e këtyre liqeneve bazuar mbi parametrat e Direktivës Kuadër të Ujit dhe indeksit trofik, po ashtu dhe monitorimin mikrobiologjik në plazhet e liqenit të Ohrit që shtrihen nga Lini – Pogradec – Tushemisht.

Ujërat e Liqenit të Ohrit vlerësohen me cilësi mezotrofike dhe oligotrofike, ndërsa ujërat e Liqenit të Shkodrës vlerësohen me cilësi mezotrofike.

Në plazhet e Liqenit të Ohrit vlerësohet se 50% e stacioneve janë – Cilësi e shkëlqyer, 37.5% – Cilësi e mire, 12.5% – Cilësi e mjaftueshme. Qëllim kryesor i AKM është vlerësimi i cilësisë së liqeneve dhe njëkohësisht dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e situatës për të mbrojtur këto pasuri natyrore si dhe shëndetin publik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.