Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ka të njëjtin problem si Eriksen, reagon lojtari i njohur: Kush thotë që ai nuk do luajë më futboll, flet gjepura!

14:09 / June 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fe25871cf292bf8e5a5e0db9e1165d5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë me parë Christian Eriksen pësoi atak kardiak në mes të fushës teksa luhej ndeshja Danimarkë-Finlandë në kampionatin Europian 2020.

Zemra e tij pushoi së rrahuri për disa minuta por ishte ndërhyrja e shpejtë e shokut të tij të ekipit Simon Kjaer i cili e mbajti në jetë falë ndihmës së parë dhe masazhit të zemrës që i bëri dhe më pas Eriksen u transportua me urgjencë në spital. Ndërkohë pasi kanë kaluar disa ditë, ai e ka kaluar pjesën më të vështirë, ku iu nënshtrua një operacioni në zemër. Mjekët i kanë vënë një defibrilator, i cili shërben për stabilizimin e rrahjeve të zemrës. Sakaq Eriksen ndodhet në shtëpi, megjithatë po ngrihen pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij në futboll, pasi ende nuk dihet saktësisht nëse do mundet më të luajë apo jo.

Në lidhje me këtë ka folur edhe mbrojtësi holandez Daley Blind që ka të njëjtën problem si Eriksen, edhe ka në zemër një defibrilator, ndërsa aktualisht luan me Ajax.

“Shikoni ku jam sot. Këtë dua t’ju them të gjithëve. Lëreni Christian të qetë. Unë u riktheva në fushë sapo stafi më dha dritën jeshile për ta bërë këtë gjë. Nuk kisha arsye për të mos luajtur përsëri në nivele të larta. Gjëja e vetme, është që të largoja nga koka të gjitha deklaratat, gjithçka që kishte të bënte me mua dhe të vazhdoja përpara. Nuk kisha frikë! Isha i lumtur që po rikthehesha e të luaja përsëri. Sapo mjekët më thanë që tani mund të luash, e bëra menjëherë, lashë prapa të gjithë frikën dhe tensionet”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.