Këngëtarja Demi Lovato ka reflektuar së fundmi në lidhje me marrëdhënien e komplikuar që ka pasur me babain e saj. Ajo aka bërë një postim në rrjete sociale ku ka rrëfyer se sa i vështirë ka qenë raporti me babain e ndjerë. Babai i artistes, Patrick Lovato, ndërroi jetë në vitin 2013.
“U përpoqa që të mos zgjohesha e trishtuar. Po përpiqem të jem pozitive. Sot është gjithmonë shumë e vështirë. Kjo shkon për të gjithë ata që kanë humbur një baba, që nuk mund të jetë me babain, nuk e kanë njohur babain, ose për të gjithë ata që kanë një marrëdhënie të vështirë me babain. Kam shpenzuar shumë vite duke menduar nëse duhet ta telefonoja atë… ta marrja, nëse duhet ta bëja telefonatën.
Disa herë pendohesha që nuk e telefonoja, por ditë të tjera jam ndjerë krenare për veten që ruajta kufijtë, sepse po bëja çfarë ishte më e mira për mua dhe shëndetin tim mendor. Është e komplikuar dhe do të doja të ishte ndryshe, por kjo më bëri njeriun që jam sot. Gjithsesi zemra ime shkon për njerëzit që vazhdojnë të ruajnë kufijtë gjithashtu”, shkruan Demi.



