Brunilda Pura, mjekja e familjes që punon në Londër u shpreh se nuk duhet të hamë asnjë lloj mishi, madje edhe peshk dhe t’i zëvendësojmë me ushqime bimore, që zëvendësojnë vlerat e tyre ushqyese.
“Ushqimet e gatshme janë shumë të përhapura. Kur u rritëm ne nuk kishte sufllaqe, biskota blije njëherë në javë, ose 2-3 javë. Tani çdo gjë është me sheqer e yndyrë. Dieta ka ndryshuar në shumë vende. Kush hante mish kohë më parë? Rrallë, nëpër dasma hanin njerëzit mish, se nuk kishte. Unë nuk e rekomandoj mishin. Çdolloj mishi, as pulë, as mish të kuq. Unë nuk gatuaj mish në shtëpi. Peshku fatkeqësisht ka shumë probleme, ka sasi të lartë zhive dhe toksina. Nëse peshku rritet siç duhet është mirë, por jo siç rritet tani. Ka shumë ushqime që mund t’i hani në vend të mishit. Njerëzve që janë me diabet, prediabetikëve, ose që vuajnë nga mëlçia, u them ta provojnë vetë disa javë këtë regjim dhe ta vendosin nëse do të marrin ilaçe gjithë jetën, apo të heqin mishin, e të fillojnë bizelet dhe thjerrëzat që t’i marrin proteinat nga këto ushqime. Duhet ta vendosesh vetë. Këto janë opsionet.
Nëse ha bizele, patate, është më e lehtë për t’u ndier i/e ngopur sesa me sufllaqe, biskota e byrek që nuk ngopësh sepse nuk ke marrë elementet kryesore të ushqimit. Të hahet sërish ushqim sepse lëvizin nivelet e sheqerit dhe hormone të tjera. Nëse ha ushqime nga bimët, ato që kanë fibra, trupi i tret me ngadalë, rri i ngopur dhe ti ndihesh i ngopur për një kohë të gjatë.”, tha Pura në Shqip.
