Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar ndaj apelimit të ONM-së për vendimin e KPA-së për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e ONM për apelim. Ne shpresojmë që Kolegji i Posaçëm i Apelit të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”, thotë Soreca në një postim në Twitter.
