Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Reperi i njohur shqiptar rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg, zbardhen akuzat

14:42 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60d1d6dc71b6c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi i njohur shqiptar, Fero, në 22 mars të vitit 2018-të, u përfshi në një sherr së bashku me dy miq të tij. Në pranverën e dy viteve më parë, menaxheri i Feros, Mehmet Elshani u përfshi në një sherr me një person të quajtur Lorent Bajrami. Pas një mosmarrëveshje të momentit që ndodhi mes tyre, Mehmet Elshani ushtroi dhunë ndaj Bajramit, ndërsa Fero dhe Avdullah Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metali të rrezikshme.

Konkretisht Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, akuzohet pas kësaj ngjarjeje se ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një Elektroshok me bateri të firmës TW-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla.

Fero akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Ndërkohë ditën e sotme në mungesë të të akuzuarit kryesor për sulm, Mehmet Elshani, është vendosur që seanca fillestare të shtyhet për më vonë.

Islami po akuzohet për kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm, kurse Shabani për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në këto rrethana, seanca e së martës u shty për 8 shtator, në ora 13:30. Prezent në sallën e gjyqit ishte prokurori Bashkim Zeqa, i të akuzuarit Feronit Shabani dhe Avdullah Islami, si dhe mbrojtësi i këtij të fundit, avokati Nazim Mehmeti.

Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.